Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mbrëmjen e sotme në zonën e Astirit në Tiranë, ku janë vrarë dy persona.
Mësohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjeti tip “Audi”.
Menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe po kontrollojnë zonën me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Ndërkohë janë ngritur disa pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit të Tiranës.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë punon për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes dhe grumbullimin e çdo prove që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. /tch/