Një aeroplan i Air France që ishte nisur nga Parisi për në New Delhi bëri një ulje emergjente të premten në Aeroportin e Sofjes në Bullgari, për shkak të një pasagjeri, thanë të shtunën zyrtarët bullgarë.
Sipas Reuters, pasagjeri, një shtetas indian, filloi përçarjen duke u grindur me pasagjerë të tjerë, duke sulmuar një stjuardesë si dhe duke goditur derën e kabinës, tha Ivailo Angelov, një zyrtar në Agjencinë Kombëtare të Hetimit.
Sjellja e tij agresive e shtyu komandantin e fluturimit të kërkonte një ulje emergjente në qytetin e Sofjes.
Burri, emri i të cilit nuk u zbulua, u mor nga avioni dhe u akuzua për rrezikimin e sigurisë së fluturimit. Në rast se shpallet fajtor, ai do të përballet me 10 vjet burg.
Fluturimi i Air France vazhdoi udhëtimin e tij për në New Delhi.
“Ne jemi duket hetuar veprimet njashtu edhe motivet e pasagjerit”, tha Angelov.
“Nuk ka asnjë shpjegim të arsyeshëm për sjelljen e tij”, tha mes tjerash ai.