Përveç që janë kundër “Levicës”, Alternativa do të ishte edhe kundër bashkëpunimit me Besën. Kështu mbrëmë tha në Click Plus deputeti i Alternativës Skender Rexhepi-Zejdi. Ai tha se kjo çështje nuk është diskutuar në parti, se po të diskutohej, disa anëtarë nuk do pajtoheshin të ulen me Besën në tavolinë. “Ata arritën që nëpërmjet LSDM-së duke u shkri, ishte shkrirje klasike në programin e LSDM-së dhe morën 4 deputetë. Do të ishte jo mirënjohëse nesër ata t’i braktisin. Por njeriu që njëherë braktis dhe futë thikë në shpinë, se ka dert që sërish të braktisë. Nëse do të ishte PLD-ja, e jo Levica, ju s’kishit gjë kundër Besës? Thash e mira që nuk shkoi në organet partiake kjo çështje, se po të kishte shkuar e them që gjitha organet partiake do kishin kërkuar me tërheq nënshkrimin, apo ktheni se nuk pajtohemi me to. E përmendet kryetarin e Besës në Gostivarë, futu në likur të atij, nënkryetar i Kuvendit, deputet arrin të merr dy fish më pak vota se votat e prishura në Gostivar. Unë me automatizëm do ta kisha kthyer mandatin”, deklaroi Skender Rexhepi-Zjedi .
Diskutimet brenda partisë, Alternativa i nisi dje, por ato nuk përfunduan, andaj sipas Zejdit ato do të vazhdojnë dhe se shumë shpejt do të dalin me qëndrim se si do të veprojnë të enjten në ditën kur në kuvend do të votohet për mosbesimin e Qeverisë.
“Ajo që mund të themi tani është se grupi parlamentar ose deputetët e Altrenativës janë unik dhe të bashkuar dhe cili vendim që të meret do të respektohet nga gjithë deputet e altrenativës”, pohoi Orhan Murtezani nga Alternativa.
Nëse Këshilli i Përgjithshëm i Alternativës venodsë për rrëzimin e Qeverisë bashkë me Levicën dhe pa PLD-në, Zejdi tha se mund ta braktisë partinë, madje edhe ta dorëzojë mandatin prej deputeti./tv21.tv