Sipas burimeve partiake, Xhaferi e ka ftuar në takim kryeministrin Zoran Zaev në Kuvend, ndërsa atje ka qenë edhe kryetari i BDI-së Ali Ahmeti. Sipas informacioneve të deritanishme, është e paqartë sa deputetë do të votojnë për besimin e Qeverisë së Zaevit, të enjten.
Nga LSDM dje konfirmuan se Xhaferi e ka ftuar në takim Zaevin, për ta informuar për iniciativën për votëbesimin e Qeverisë dhe hapat e radhës sipas ligjeve.
Ndërsa nënkryetari i OBRM-PDUKM-së Aleksandar Nikollovski, pas dorëzimit të iniciativës, në konferencë për shtyp tha se ajo është nënshkruar nga 61 deputetë, por se bisedojnë intensivisht edhe me deputetë të tjerë.
Në lidhje me formimin e Qeverisë së re, ose zgjedhjet e reja eventuale, nënkryetari i OBRM-PDUKM-së tha se për këtë do të bisedohet pas të enjtes.
Ndryshe, nëse votëbesimi ndaj Qeverisë mbështetet nga së paku 61 deputetë, kryeministri duhet të jep dorëheqje në afat prej 24 orëve. Ndërsa më pas kryetari i Kuvendit, për këtë e njofton presidentin e shtetit.