Dy reprezentuesit e Maqedonisë së Veriut Erdal Rakip të Malmes dhe Adis Jahoviq I Gaztepe shkaku i lëndimit nuk do të jenë në disponim të seleksionuesit Bllagoja Milervski për dy ndeshjet e Nëntorit, kundër Armenisë më 11 nëntor në Jerevan të Armenisë dhe më 14 nëntor kundër Islandës në arenën “Todor Proeski” në Shkup. Seleksionuesi Milevski për këtë arsye ka ftuar dy futbollist tjerë, bëhet fjalë për mesfushorin e Tiranës Ennur Totre dhe Dorijan Babunskin sulmuesin e Botev Vraca. Të dy këto futbollist do të jenë në grumbullimin e reprezentacionit sot në orën 12:00 në Hotelin “Hillton”, ndërsa senaca e parë stërvitore do të zhvillohet në kampin stërvitor të FFM-së në orën 17:00.