Real Madridi ka shënuar fitore ndaj Rayo Vallecanos me rezultat 2-1 në kuadër të javës së 12-të.
Ndeshja nis me raste nga të dyja palët, ndërsa edhe goli nuk vonoi shumë.Një aksion shumë i bukur i mbretërve, u kthye në gol nga Toni Kroos pas asistimit të Marco Asensios (1-0).
Ky gol u shikua në VAR pasi kishte dyshime për pozitë jashtëloje.
Real Madridi kishte edhe raste të tjera, me Asensio, Benzema dhe Vinicius Junior, por asnjëri nuk e gjeti rrjetën.
Në minutën e 38-të të ndeshjes erdhi edhe goli i dytë, kur Karim Benzema shënoi pas asistimit të David Alaba (2-0).