Tre fitore të skuadrave vendase, dhe tre të ekipeve mysafire, me 13 gola të shënuar, dhe dy kartona të kuq, është epilogu i ndeshjeve të javës së 13-të në Ligën e Parë të futbollit vendor. Shkëndija doli fituese në “El Classico-n” shqiptare, Shkupi pësoi në Gjorçe Petrov, ndërsa Struga Trim-Lum mundi Pelisterin në Manastir. Derbi i 49 me rradhë mes dy skuadrave tetovare, Renovës dhe Shkëndijës, përfundoi me fitoren e ekipit kuq e zi, me rezultatin 0:1. Golin e vetëm e shënoi Sindrit Guri në minutën e 23. Momenti kyç i kësaj sfide ishte minuta e 10 kur referi Stojançe Trpçevski, pas një starti të Xhelil Abdulla ndaj Sindrit Gurit, tregoi në pikën e bardhë, ndërsa kapitenin e Renovës e ndëshkoi me karton të kuq. Goditjen nga 11 metërshi nuk e realizoi Sindrit Gurri. Marrë nëpërgjithësi loja sidomos në pjesën e dytë ishte e barabartë edhe pse vendasit luanin me një lojtar më pak që nga minuta e 10-të e ndeshjes. Në pesë ndeshjet tjera të kësaj jave, u shënuan këto rezultate: Pelisteri 0 : 1 Struga Trim-Lum Makedonija GJ.P 2 : 1 Shupi Bregallnica 2 : 1 Skopje Tikvesh 2 : 1 Boreci Rabotniçki 0 : 3 Akademija Pandev Pas ndeshjeve të sotme, tabelën e kryeson Shkupi me 29 pikë, para Akadamija Pandev që ka 25 pikë, dhe Renovës me 22 pikë.
