Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, mbrëmjen e sotme ka mbërritur në Beograd me një aeroplan të “Air Albania”. Këtë e njoftoi Endri Fuga, drejtor i komunikimit në Qeverinë e Shqipërisë.
Rama nesër pritet të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe zëvendëskryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Nikola Dimitrov.
Takimit i liderëve në kuadër të iniciativës “Ballkani i Hapur” do t’i paraprijë një takim me përfaqësues të kompanive nga Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut, si dhe me përfaqësues të Këshillit Atlantik.
Pas bisedimeve do të vijojë një konferencë e përbashkët për shtyp e Ramës, Vuçiqit dhe Dimitrovit.
Paraprakisht, zëvendëskryeministri maqedonas, Dimitrov është pritur në aeroportin e Beogradit, “Nikola Tesla” nga ministrja serbe për Integrime Evropiane, Jadranka Joksimoviq.