Juve ka arritur të marrë një fitore të artë duke mundur 4-2 Zenitin në sfidën e luajtur për Grupin H.
Bardhezinjtë kaluan të partë në avantazh me Dibalën në minutën e 11-të, ndërsa Bonuçi shkaktoi autogol çerek ore më vonë duke ndëshkuar të tijët. Në pjesën e dytë, bardhezinjtë u hodhën në sulm për fitoren, teksa ishte sërish Dibala që dërgoi në avantazh skuadrën e Alegrit.
Në minutat e mbetura, Kieza dhe Morata hipotekuan fitoren e bardhezinjve, ndërsa Azmoun ngushtoi shifrat në minutën e fundit.
Bardhezinjtë duhet që qëndrojnë të qetë pasi janë matematikisht të kualifikuar për në fazën e 1/16-ve duke udhëhequr grupin me 12 pikë pas 4 ndeshjesh.