Mediat në Athinë kanë publikuar foton e të riut shqiptar që aksidentoi për vdekje një 47-vjeçar grek në fundjavë.
Shqiptari ishte dukë lëvizur me shpejtësi skëterrë duke kaluar dy semaforë me të kuqe dhe më pas mori përpara shpërndarësin e picave duke i marrë jetën në vend.
Shqiptari i arrestuar për aksidentin e së shtunës në Selanik është baba i dy fëmijëve.
21-vjeçari nuk kishte patentë. Makinën sportive mësohet se shqiptari ia kishte marrë xhaxhait të tij.
Shoferi me origjinë nga Shqipëria jetonte me familjen dhe prindërit emigrantë.