Qeveria do të mbajë mbledhje

Qeveria sot do të mbajë mbledhjen e rregullt të 117-të. Në rend dite janë shumë pika mes tjerash do të shqyrtojë dhe do ta vendos për miratim edhe Strategjinë nacionale për punësim 2021-2027 me përfshirjen e Planit të veprimit për punësim.

Në rend dite të kësaj mbledhje, mes tjerash, është edhe Informacioni për përparim në zbatimin e Projektit të dytë për përmirësimin e shërbimeve komunale përfshirë muajin shtator të vitit 2021.

Me propozim të Ministrisë së Punëve të Jashtme, sot para ministrave do të jetë edhe Propozim-ligji për ratifikimin e marrëveshjeve mes Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë për vendosjen e vendkalimeve të përbashkëta kufitare, si dhe Propozim-ligji për ratifikimin e Memorandumit për mirëkuptim për lehtësimin e transportit rrugor të mallrave në rajon të Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi.

Për vendimet dhe konkluzat e miratuara nga mbledhja e Qeverisë, me fillim në orën 12:00, opinioni do të njoftohet përmes kumtesës menjëherë pas përfundimit të saj.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *