Kryeministri Zoran Zaev sot nuk ka dashur të prejudikojë nëse do të vendosen sanksione të reja pas rritjes së numrit të rasteve me KOVID-19. Në deklaratë për mediat ai ka thënë se do të ndiqen rekomandimet e Komisionit për Sëmundje Infektive.
“Me siguri ata do të punojnë edhe gjatë vikendit, ndërsa të hënën në ora 09.00 zakonisht kanë takim, Shtabi kordinativ i Qeverisë ku merr pjesë edhe ministri i shëndetësisë. Ne do të ndjekim rekomandimet e tyre”, ka deklaruar Zaev.