Bekteshi: Opozita të mos i bllokojë masat që janë në interes të kompanive dhe qytetarëve

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi i bëri thirrje opozitës që të mos i bllokojë ligjet në Kuvend, që nënkuptojnë mbështetje për kompanitë dhe qytetarët. Ai kërkoi nga deputetët të miratojnë Ligjin për Huamarrjen në Bankën Botërore për realizimin e projekteve për efikasitet energjetik, i cili është bllokuar nga opozita në Parlament për disa muaj.

“Dua t’i bëj thirrje të gjithë deputetëve që të miratojnë huanë nga Banka Botërore e cila i ëshë dërguar Kuvendit, që do të mundësojë zbatimin e projekteve nga institucionet shëndetësore, që janë shumë të rëndësishme, nga komunat, por në të njëjtën kohë ka edhe ndihmesë teknike për institucione të caktuara në vend. Ligji është pothuajse i bllokuar nga opozita, më saktësisht nga VMRO DPMNE për disa muaj” – tha Ministri Bekteshi sot në një konferencë për shtyp, transmeton info7.

Ministri kërkoi që ligjet për realizimin e masave nga Pakoja e Pestë të miratohen sa më shpejt. “Sa i përket ligjeve që dalin nga Pakoja e Pestë e Masave, unë jam i bindur që ato do të mbështeten nga të gjithë deputetët sepse ato iu dedikohen edhe kompanive edhe për ruajtjen e vendeve të punës në sektorin privat dhe ka masa që prekin drejtpërdrejt qytetarët e kategorisë së rrezikuar në vendin tonë

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *