Seri tërmetesh në kufirin me Shqipërinë, më i fuqishmi 4.7 ballë!

Katër tërmete, prej të cilave më i fuqishmi me intensitet në epiqendrën prej 4,7 ballë sipas Shkallës së Rihterit janë ndier sot në mëngjes në pjesën perëndimore të vendit. Tërmeti i parë ishte në orën 8:05 me intensitet prej 3,3, i dyti prej 2,7 ishte katër minuta më vonë, i treti dhe më i fuqishmi në orën 08:10, ndërsa i fundit prej 3,6 ballë në orën 8:11.

Sipas të dhënave nga Qendra sizmologjike evropiane – mesdhetare, epiqendra e tërmeteve ishte 18 kilometra në perëndim të komunës Qendër – Zhupë dhe 49 kilometra në verilindje të Tiranës, në thellësi prej 10 kilometrave.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *