Lideri i opozitës hungareze: Nëse bëhem kryeministër do ta ekstradoj Gruevskin

Lideri i Lëvizjes qytetare “Hungaria e të gjithëve” (MMM) dhe kandidat i  opozitës së bashkuar hungareze për kryeministër Peter Marki – Zaj deklaroi se nëse fiton në zgjedhjet parlamentare pranverën e ardhshme, planifikon t’i ekstradojë në shtetet e tyre ish kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Nikolla Gruevski dhe biznesmenin jordanez Zaif Nafa, të cilët kanë azil në Hungari.

Marki-Zaj, në një postim në Tuiter theksoi se bëhet fjalë për “emigrantë kriminalistik të banuar nga (partia) FIDES” e kryeministrit hungarez aktual Viktor Orban.Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut Nikolla Gruevski mori azil në Hungari në vitin 2019, prejse para tre viteve u largua nga vendi pas gjykimi të shqiptuar për vuajtje të dënimit me burg.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *