COVID 19, Infektimet e reja aktivizojnë spitalin mobil në Shkup

Ministri i Shëndetësisë së RMV-së, Venko Filipçe, paralajmëroi se spitali mobil në Shkup sërish vehet në funksion, për shkak se Klinika Infektive, tërësisht është mbushur. Personeli mjekësor për spitalin mobil do të sigurohet në mënyrën e njëjtë sikurse herën e kaluar.

“Tashmë është përgatitur personeli, i cili sikurse gjatë vjeshtës do të punojë me sistem rotacioni – mjekët, infermiere nga të gjitha repartet. Sërish kemi vendosur koordinimin dhe komunkimin në nivel të Klinikave në Shkup, që të sigurohet edhe një kapacitet plotësues spitalore” – ka theksuar Ministri Filipçe në një intervistë për RTVM-në.

Spitali mobil i vendosur afër Klinikës Infektive në Shkup pacientët e parë filloi t`i pranojë më 20 Tetor të vitit të kaluar, kur filloi kulminacioni valës së vjeshtës. Pas dy muaj e gjysmë, me zvogëlimin e numrit të të prekurve, spitali mobil u mbyll në fillim të Janarit të këtij viti.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *