Eurodeputeti dhe raportuesi për Maqedoninë e Veriut, Ilhan Kyuchyuk thotë se Komisioni për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian e miratoi raportin për përparimin e Maqedonisë së Veriut në rrugën drejt BE-së.
Ai në intervistën për “BNR” theksoi se dokumentet janë miratuar pasi është arritur kompromisi reth raportit për vendin.Sipas tij, në raportin për vendin, është miratuar formulimi se “marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore janë pjesë e rëndësishme e procesit negociues, se Marrëveshja me Bullgarinë duhet të zbatohet në mënyrë të plotë dhe se kjo marrëveshje ka rol kyç në bashkëpunimin rajonal”.