Manchester United ka arritur të fitojë me rikthim ndaj Atalantas me rezultat 3-2 në kuadër të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.
Italianët ishin shumë më të mirë në pjesën e parë, ku shënuan dy herë.
Në minutën e 15-të, Davide Zappacosta gjeti Mario Pasalicin i cili nga afër tundi rrjetën për 1-0.
Atalanta shtoi epërsinë në minutën e 29-të, kur Merih Demiral shënoi për 2-0.
Gola në pjesën e parë më nuk kishte edhe pse rastet nuk munguan.
Manchester United u kthye në lojë në minutën e 53-të, kur Marcus Rashford gjeti rrjetën për 2-1.
Shifrat u barazuan në minutën e 75-të, me Harry Maguire që u gjet mirë në zonë me një goditje të bukur shënoi për 2-2.
kur ndeshja shkonte drejt minutave të fundit në skenë doli kush tjetër përveç Cristiano ROnaldos që shënoi me një goditje me kokë për 3-2.