Dita jonë filloi me vendosjen e dy këndeve të tjera për fëmijë në Çairin tonë të zemrës. Lagjet Çairi i Vjetër dhe Seravë, respektivisht tek SHFK “Hasan Prishtina”, u bënë me kënde për fëmijë.Që të dy këndet i kemi pajisur me lodra tërësisht të reja dhe special për fëmijët. Mbetemi me shpresën se fëmijët do të kalojnë çaste të këndshme dhe të hareshme me plot buzëqeshje edhe në këto dy lokacione.Aksionin e vendosjes së këndeve për fëmijë, bashkë me rekuizitat e reja, e vazhdojmë edhe në pjesë të tjera të Çairit.