Mërgimtari Ekrem Sulejmani, me vetë iniciativë bën rrethimin e varrezave në Konjare të Kumanovës

Me iniciativën e bashkëvendësit, tonë, veprimtarit, humanistit,  Ekrem Sulejmani, nga fshati Konjare i Kumanovës i cili jeton dhe vepron në Dyzeldorf të Gjemranisë,  ka filuar rrethimi i varrezave në këtë fshat. Ekrem Sulejmani, bashkë më djemtë e tij ka nisur këtë aksion për të rrethuar varrezat e fshatit me mure  dhe për ti dhënë një pamje ashtu siç u kanë hije varrezave shqiptare. Pasi kemi arritur ti rregullojmë të gjitha dokumentet e nevojshme ne tashmë kemi nisur punën dhe së shpejti këto varreza në fshatin tim të lindjes në Konjare do të kenë një  pamje krejtësisht të re. Malli për vendlindjen tek ne nuk mund të shuhet asnjëherë dhe e pakta që mundnim të bënim në këtë kohë ishte ky aksion. Vepra e  familjes Sulejmani, është vlerësuar shumë, ngase një ndërmarrje e tillë për varrezat e fshatit  ishte e domosdoshme, dhe një kujdes i tyre ndaj vendlindjes por edhe ndaj atyre që nuk janë më në mesin tonë. Duke i mirëmbajtur dhe duke u kujdesur për varrezat e të parëve nderojmë të kaluarën dhe dashurinë që ndiejmë për ato troje kudo gjendemi në çdo anë të globit. Sa do pak tani do ta ndjejmë veten më të çliruar dhe sikur malli do na zbutet për vendlindjen. Ai ka edhe shumë fjalë miradije për Mulla Enver Zeqiri, i cili ka ndihmuar në përgatitjen e dokumentacionit të nevojshëm për të nisur aksionin. Ky fshat që është vetëm 5 kilometra larg Kumanovës për shumë kohë ishte lënë në harresë, por tani me punën fisnike që po bën kjo familje do ti kthehet buzëqeshja edhe fshatit Konjar, dikur një fshat i banuar nga shumë njerëz të cilët më vonë për arsye të ndryshme kishin mësy vendeve të Evropës. Por, ata për asnjë moment nuk e harruan vendlindjen e tyre, vendin  etë parëve të tyre të cilët me shumë mundime jo vetëm që kishin ruajtur traditat dhe zakonet por edhe fëmijëve të tyre u kishin përcjellë mesazhin se nga do që të shkoni vendin tuaj, shtëpinë e te parëve mos e harroni. Ndonjëherë kthehuni leni ndonjë gjurmë që brezat e rinj ta dinë se këtu kanë jetuar shqiptarët. Duke i nisur nga kjo Ekrem Sulejmani, bashkë me djemtë e tij po bën rrethimin e varrezave të fshatit të tij të lindjes Konjare duke dëshmuar dhe duke lënë shenja edhe për brezat e ri. Në anën tjetër tashmë punimet  kanë filluar me intensitet shumë të madhe dhe për majin e shenjtë të Ramazanit këto varre do tu ngjajnë varreve të pastra myslimane dhe shqiptare.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *