Para rrethit të dytë të zgjedhjeve lokale të cilat duhet të mbahen më 31 tetor, kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev me letër dërguar anëtarësisë bën thirrje për mobilizim dhe bashkim, ndërsa kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickosski bëri thirrje për opozitë të bashkuar. LSDM në rrethin e dytë ka gjithsej 32 kandidatë në komunat dhe Qytetin e Shkupit, përderisa VMRO-DPMNE ka kandidatë në 28 komuna. Në kryeqytet, në rrethin e dytë kandidati i LSDM-së, Petre Shilegov do të luftojë kundër kandidates së pavarur Danella Arsovska.
Sipas të dhënave të fundit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, kryetari Aleksandar dashtevski publikoi se dalja në zgjedhjet lokale në rrethin e parë është 51,5 për qind ose më e vogla deri më tani që nga pavarësia e shtetit. Ai i vlerësoi zgjedhjet si të suksesshme sa i përket rrethit të parë dhe se janë zgjedhjet më të mëdha të cilat janë bërë deri më tani.
Të dhënat e publikuara deri më tani në ueb-faqen për Zgjedhjet Lokale 2021 të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, tregojnë se më së shumti vota në rrethin e parë ka VMRO-DPMNE – 285.525, pastaj LSDM – 239.214, pastaj BDI – 103.805, ASH/A – 55.540, E majta – 50.181, Besa – 25.426 dhe PLD/RDM – 24.850.