Dy persona që sot kanë mbetur të vrarë në Shkup, janë të moshës 24 dhe 28 vjeç. Vrasja në polici është paralajmëruar nga kalimtarë të rastit të cilët me veturë “citroen” i kanë dërguar në spitalin e Shkupit ku mjekët kanë konstatuar vdekjen e tyre. Në vend ngjarje janë gjetur gëzhoja të pistoletës dhe pushkës automatike. Mbeten të paqarta motivet e kësaj vrasje. Sipas informacioneve të para jozyrtare, ngjarja ka ndodhur rreth orës 3 në mëngjes, kur sulmuesit kanë dalë nga një veturë dhe kanë shtënë me armë zjarri në drejtim Berishës dhe Burimit. Të paktën kështu spekulohet për identitetin e të vrarëve.