Ditën e sotme këngëtarja e shumë hiteve, Elvana Gjata feston ditëlindjen.
Ndonëse vitet ikin, ajo kërkohet gjithmonë e më shumë nga fansat për projektet që realizon dhe për emocionet që trasmeton.
Sot Elvana mbush 34-vjeçe, me këtë rast nuk munguan urimet nga familjarët, kolegët dhe miqtë e saj më të afërt.
Gjata i ka munguar për një kohë të gjatë publikut me projekte muzikore, por kohët e fundit po përflitet se këngëtarja do të rikthehet në një bashkëpunim me reperin, Mozzik.