Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka hedhur votën e tij.
Kurti ka thënë se si qytetar i Kosovës ka shfrytëzuar të drejtën për të votuar, transmeton Telegrafi.
“Si qytetar i Republikës posa ushtrova të drejtën për të votuar në këto zgjedhje të lira. Qytetarët në Kosovë sot vendosin se kush do të vendos, përcaktohet se kush do të jenë udhëheqësit e tyre. Inkurajoj të gjithë qytetarët që të shfrytëzojnë këtë moment demokracie”, tha Kurti para mediave.
Gjithashtu, Kurti u zotua që së bashku me Qeverinë do të punojë në fuqizimin e komunave.
“Si kryeministër unë bashkë me qeverinë tonë do të punojë në fuqizimin komunave. 4 vite të mbara, të mira i presin qytetarët anekënd Kosovës ku ata jetojnë dhe punojnë”, deklaroi ai.
Qendrat e votimit janë hapur në ora 07:00, dhe qytetarët kanë të drejtë të votojnë deri në ora 19:00.