Votimi në burgje, sipas protokolleve por pa aparate biometrike

Votojnë të dënuarit në burgun e Idrizovës. Në qendrën e votimit vinin në mënyrë të organizuar. Për dallim nga votimi i paraparë me ligj për identifikimin e votuesve në mënyrë biometrike, në burg u votua në mënyrën e vjetër.Në institucionin ndëshkues më të madh në vend, votimi ka nisur në kohë dhe pa probleme. Të burgosurit votojnë për 59 komuna dhe këshilla komunalë. Drejtori i burgut të Idrizovës thotë se procesi i votimit është zhvilluar pa pengesa.

Dinamika është në rregull, ashtu edhe siç ka qenë çdo herë. Në shtëpinë ndëshkuese “Idrizovë” ndodhen 1.112 persona. Të drejtë vote kanë 988 persona. Nuk presim parregullsi ose ndërprerje procesi”, tha Jovica Stojanoviq, drejtor i burgut të Idrizovës.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve hodhi poshtë informacionet për mungesën e 40 të burgosurve në listën zgjedhore dhe hapjen e vendvotimit me vonesë në burgun e Idrizovës. Sipas Aleksander Dashtevskit KSHZ-ja nuk posedon informacione për vonesa nëpër shtëpitë ndëshkuese. Procesi zgjedhorë është zhvilluar pa pengesa edhe në burgun hetues të Shutkës, Kumanovë, Shtip, Kriva Pallankë, Prilep, Strugë, Tetovë, Manastir, Strumicë, Gjevgjeli dhe Ohër.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *