Një 62-vjeçar nga Shkupit është arrestuar sot në orën 7:50 në rrugën “23 Tetori”, për shkak të dyshimit se e ka vrarë nënën e tij 84-vjeçare në shtëpinë e saj në lagjen Aerodrom të Shkupit.
“Nëpunës të policisë nga Stacioni Policor Aerodrom sot në orën 7:50 në rrugën ’23 Tetori’, e kanë privuar nga liria I.T. (62) nga Shkupi për shkak të dyshimit se sot në mëngjes rreth orës 6:30 në shtëpinë e saj me mjet të mprehtë e ka plagosur nënën e tij V.T. (84) nga Shkupi, pas çka ajo kishte ndërruar jetë”, njoftuan nga MPB.