Kandidati i ASH-AAA, Vullnet Murseli, ka thënë se Tetova njihet për tolerancë fetare dhe në këtë qytet nuk ekziston eksremizëm i dhunshëm. Rreziku për shkollat e Tetovës vjen nga narkotikët dhe bandat që shëtisin lirshëm në oborret e shkollave. Murseli tha se do të angazhojë edhe policinë dhe do të sigurojë jo vetëm shkollat, por edhe hapësirat për rreth ku lëvizin nxënësit.
“Sa i përket të rinjtë të mos bien pre e ekstremizmit të dhunshëm, tetovarët janë besimtarë tradicional dhe tolerant. Ekstremizmi nuk ekziston në Tetovë, por ne do të jemi në kontakt me bashkësinë fetare islame dhe kishën ortodokse. Fenomeni më shqetësues për Tetovë është shitja e narkotikëve nëpër oborret e shkollave, bandat që ngacmojnë dhe rrezikojnë fëmijët dhe arsimtarët në shkolla. Komuna e Tetovës ka paguar agjenci sigurimi por kanë ndodhur shumë incidente. Ne do të kërkojmë edhe ndihmën e policisë që të sigurojnë edhe hapësirat ku qarkullojnë nxënësit. Shumë shkolla nuk kanë edhe defektolog dhe psikolog, ne do ti angazhojmë që të eliminojmë delikuencën tek të rinjtë”, tha Murseli.