Presidenti amerikan, Joe Biden të enjten tha se synon të emërojë diplomatin e vjetër, Christopher Hill për ambasador në Serbi.
Hill u tërhoq nga shërbimi i jashtëm në vitin 2010 pasi shërbeu si ambasador në Irak.
Gjatë karrierës së tij, ai ndihmoi në negocimin e një zgjidhjeje paqësore në vitin 1995 për t’i dhënë fund luftës trevjeçare në Bosnje-Hercegovinë dhe ishte kreu i delegacionit amerikan në vitin 2003 në bisedimet me gjashtë vende që kishin për qëllim të bindnin Korenë e Veriut të hiqte dorë programin e tij bërthamor.
Hill ishte ambasadori amerikan në Maqedoni, Poloni dhe Korenë e Jugut si dhe i dërguar special në Kosovë. Ai u emërua si ndihmës sekretar shteti për çështjet e Azisë Lindore dhe Paqësorit gjatë administratës së George W. Bush. Ai po ashtu ishte i dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Kosovën, i cili luajti një nga rolet kryesore në negociatat që i paraprinë konferencës në Rambuje në vitin 1999.
Hill aktualisht është një profesor ndihmës në Shkollën e Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Publike të Universitetit Columbia, raporton ap.
Diplomati 69-vjeçar pritet të merr konfirmimin e Senatit amerikan.