Vaksinimi i “detyrueshëm” në basketbollin amerikan

NBA dhe Shoqata e basketbollistëve kanë rënë dakord që të gjithë lojtarët e pavaksinuar, të cilët nuk do të luajnë një ndeshje të sezonit të rregullt, për shkak se nuk kanë kryer vaksinën anti-Covid, do t’u mbahet 1/92 e rrogës për çdo ndeshje që ata mungojnë.

Sipas NBA-së, deri më tani është vaksinuar 95% e lojtarëve dhe vetëm 5% refuzojnë ta kryejnë vaksinën. Ata nuk do të mund të luajnë në ato vende ku vaksina anti-Covid është e detyrueshme për të marrë pjesë në evente sportive e kulturore.

Më i fundit nga basketobllistët “big” që ka kryer vaksinën është Endru Vigins, që luan me “Golden Stejt”. Ndërkohë, ylli i Bruklin Nets, Kajri Irving, që ende nuk e ka kryer vaksinën, rrezikon të humbasë 380 mijë dollarë për çdo ndeshje që nuk luan.

Në Nju Jork, ku i zhvillon ndeshjet skuadra e Bruklinit, vaksina është e detyrueshme për të marrë pjesë në evente sportive.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *