NOMA, restaurant i shqiptarti nga Tetova Rene Redzepi, është zgjedhur sonte restaurant më i mirë në botë, shkruan Alsat.
Lajmi u bë i ditur përmes rrjeteve sociale, Facebook dhe Instagram, nga faqja zyrtare e vetë restaurantit.
Në pamjet që janë paraqitur në rrjetet sociale, shihet stafi i restaurantit NOMA, duke festuar këtë fitore të madhe.
Restaranti i Rene Redzepit, u zgjodh i pari në mesin e 50 restauranteve më të mira në botë, një ngjarje kjo e shumëpritur e kuzhinës e cila sponzorohet nga S.Pellegrino & Acqua Panna.
Ngjarja u zhvillua në Antwerp, Flanders, ku nisi më 3 tetor dhe përfundoi sonte me finale e madhe dhe fitoren e shqiptarit Rene Redzepi.