Ndihmuan në parashikimin e ngrohjes globale, çmimi Nobel në Fizikë u jepet 3 shkencëtarëve

Çmimin  Nobel për Fizikën 2021 e kanë fituar ditën e sotme Syukuro Manabe, Klaus Hasselmann dhe Giorgio Parisi “për kontribute novatore në të kuptuarit tonë të sistemeve komplekse fizike”.

Ccmimin e  ka dhënë Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave.

Çmimi prestigjioz vjen me një medalje ari dhe 10 milion korona suedeze (mbi 1.14 milion dollarë).

Të hënën, Komiteti Nobel u dha çmimin në fiziologji ose mjekësi amerikanëve David Julius dhe Ardem Patapoutian për zbulimet e tyre se si trupi i njeriut e percepton temperaturën dhe prekjen.

Gjatë ditëve të ardhshme çmimet do të jepen gjithashtu për punën e shquar në fushat e kimisë, letërsisë, paqes dhe ekonomisë.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *