Një ngjarje e rëndë me 2 viktima është regjistruar mbrëmjen e së shtunës në bulevardin “Gjergj Fishta” në kryeqytetit.
Sipas të dhënave nga policia e Tiranës, 26 vjeçari Kliton Pira, dyshohet se ka goditur me thikë një shtetasen e huaj Jawsackie Jaboah 31 vjeçe me të cilën bashkë jetonte dhe më pas është hedhur nga kati i tetë dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
31-vjeçarja nga Gana u dërgua menjeherë në spital, por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.
E gjithë ngjarja është regjistruar pranë shkollës “Pjetër Budi”, në një banesë me qira ditore. Forca të shumta policie kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e kësaj ngjarje.