Fitoret dhe rezultatet pozitive të KF Shkëndija por edhe klubeve tjera të qytetit tonë na gëzojnë e na bëjnë të ndihemi krenarë, prandaj në programin tim qeverisës kemi paraparë angazhim maksimal për të eliminuar pengesat pronësore dhe juridike për t’i mundësuar koncesionerit rinovimin dhe modernizimin e stadiumit të qytetit.
Synimi im dhe ekipit tim është që qytetarët e Tetovës të kenë stadium sipas gjitha standardeve ndërkombëtare ku do mund të ndjekin ndeshje kampionale, të reprezentacionit, super-kupën shtetërore, finalet shtetërore, ndeshje të Ligës së Kampionëve dhe Ligës Europa.
Poashtu, gjatë qeverisjes sonë do angazhohemi në ndërtimin e një zone të veçantë për tifozët (fan zone) ku ata do të mund të ndjekin ndeshjet e klubit të tyre të zemrës apo kampionatet evropjane e botërore.