ristiano Ronaldo e ka cilësuar si me fat fitoren e Manchester Unitedit ndaj Villarrealit, teksa golin e shënuar e ka cilësuar si ‘punë të tij’.
Manchester Unitedi ka fituar në minutat shtesë falë një goli të Ronaldos, ndërsa më parë kishin shënuar Paco Alcacer (53’) dhe Alex Telles (60’).Kjo fitore e vonshme ka lumturuar shënuesin e fitores së Unitedit, Ronaldon, i cili e ka cilësuar me fat këtë fitore, por ka lavdëruar edhe qëndrimin e lojtarëve dhe mbështetjen e tifozëve.
Është puna ime”, ka thënë fillimisht Ronaldo për BT Sport pas ndeshjes.
“Ishte një lojë shumë e vështirë. Villarreali luan shumë mirë. Ata kishin shumë shanse. Ne u munduam pak dhe e dinim këtë para ndeshjes se ne duhet ta fitojmë ndeshjen. Ishte e vështirë”.
“Ekipi ishte pak nervoz në pjesën e parë dhe pjesën e dytë për të qenë i sinqertë. Ne ishim pak me fat gjithashtu, të cilin nuk e kishim ndeshjen e fundit, por e kishim sot”.