Presidenti Stevo Pendarovski sot u takua me anëtarin e Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Shefik Xhaferoviq, i cili po qëndron për vizitë në vendin tonë.
Të dy vlerësuan se të dy vendet kanë marrëdhënie miqësore dypalëshe, pa çështje të hapura. Duke shprehur gatishmërinë për të thelluar më tej bashkëpunimin në të gjitha fushat me interes reciprok, Presidenti Pendarovski dhe Xhaferoviq diskutuan mundësinë e krijimit të një linje ajrore direkte midis Shkupit dhe Sarajevës, si dhe mundësinë e hapjes së një departamenti për mësimin e gjuhës boshnjake në Maqedoninë e Veriut.