Drejtoresha e Agjensionit per mbrojtjen e te drejtave për qasje me karakter publik nuk e ka lejuar Blerim Hysenin zëvendësdrejtor i këtij agjensioni që të mbajë fjalim me rastin e ditës ndërkombëtare të mbrojtjes së të drejtave për qasje me karakter publik. Hyseni në një prononcim në Facebook ka thënë se edhe pse ishin marrë vesh paraprakisht që konferenca për shtyp të mbahet në dy gjuhë dhe të sigurohet përkthyes, kjo nuk ka ndodhur pasi drejtoresha e cila një kohë të gjatë saboton punën time nuk e ka lejuar këtë me arsyetime të ndryshme transmeton Info7.mk.
