Kërkohej për trafik droge nga Italia, por punonte si doganier në Durrës, gjykata merr vendimin

I kërkuar nga Italia për trafik droge, por punonte si doganier në Portin e Durrësit. Togat e zeza kanë vendosur ditën e sotme arrest me burg për Julian Mandijën, i arrestuar pak ditë më parë nga uniformat blu.

Mandija me detyrë doganier në doganë, u arrestua për llogari të drejtësisë italiane. Ai ishte dënuar nga Gjykata e Apelit në Akuila me 7 vite e 6 muaj burg.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal italian, por punonte i pashqetësuar si doganier në Portin e Durrësit. m.v/abcnews.al

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *