Kanë kaluar 19 ditë nga zjarri në Spitalin Modular në Tetovë. Prokuroria e Tetovës ende po mbledh dëshmi se çfarë e shkaktoi zjarrin. Nga Prokuroria e Shkupit thonë se nga Prokuroria e Tetovës ende nuk i kanë marrë raportet nga ekspertiza e bërë deri tani.
“Në Prokurorinë Themelore në Tetovë po mblidhen dëshmi materiale dhe verbale me të cilat duhet të zbardhet ngjarja me zjarrin në spitalin modular në Tetovë. Raportet nga ekspertiza e bërë deri tani ende nuk kanë arritur në prokurori”, thanë nga Prokuroria Publike Themelore.
Nga Prokuroria e Shkupit thonë se deri më tani kanë marrë vetëm protokollet e autopsisë së viktimave.
“Në procedurë është dëgjimi i anëtarëve të familjeve të viktimave, pas asaj do të thirren dhe dëgjohen persona të tjerë të cilat mund të japin të dhëna të rëndësishme për rrjedhojën e procedurës së mëtejshme”, njoftojnë më tej nga PPTh.
Për tragjedinë e 8 shtatorit, ku jetën e humbën 14 personave, thuajse të gjithë krerët shtetëror kërkuan hetim të shpejt. Për të pasur një hetim më të detajuar në vend ishin edhe ekspertë gjermanë të cilët merren konkretisht me zbulimin e shkaqeve të zjarrit.