Veton Murati është në listën e këshilltarëve të BDI-së, për Komunën e Tetovës I renditur nr.4. Murati vjen nga Lagjja Cetinskë, ku mban edhe postin e kryetarit të këshillit të partisë në këtë lagje. Ai krahas shumë përvojave që ka në institucionet e shtetit ka edhe në sferat tjera. Edhe pse i ri në moshë, Vetoni është një ndër sportistët më të njohur në Tetovë dhe rajon. Ka investuar dhe vazhdon të investojë në sportin e karatesë dhe tek moshat e vogla. Jam I vetëdijshëm se emërimi im në listën e këshilltarëve nuk është një privilegj, por një përgjegjësi dhe detyrim shumë I madh. Ne jemi zëri i drejtpërdrejtë i qytetarëve ose më mirë të them ura komunikuese mes banorëve dhe institucionit Komunë. Shpresoj se me ndihmën e votuesve dhe me përkushtimin tim dhe të kolegëve do të bëjmë të mundur që qytetari komunën ta ndjejë si shtëpinë e tij.
Të përfaqësosh interesat e qytetarëve është përgjegjësi dhe kërkon përkushtim të jashtëzakonshëm, mirëpo në të njëjtën kohë është edhe nderë dhe privilegj të marrë besimin qytetarë.
Përkushtimi, profesionalizmi dhe entuziazmi rinor më dhanë forcë jo vetëm t`i futem kësaj gare, por të besoj fortë që do të ngadhënjejmë.
Zgjidh jetë, voto blertë