Lista për likuidimin e pjesëtarëve të Lëvizjes së Gylenit u kap gjatë operacionit të policisë në Gjermani

Të premten e shkuar në hotel në qytetin gjerman Dyzeldorf është arrestuar shtetasi turk 40 vjeçar. Der Spigel ka publikuar se gjatë bastisjes është konfiskuar armë dhe municion Po ashtu policia ka thënë se është konfiskuar edhe një listë e anëtarëve të lëvizjes Gylen. Sipas burimeve policore, policia i ka paralajmëruar që të jenë të kujdesshëm.

 Der Spiegel raportoi se të gjitha rrugët përreth hotelit ishin bllokuar para operacionit, kurse para hotelit janë parë disa automjete të blinduara të policisë. Rreth 550 mysafirë u detyruan të largohen nga hoteli. Gjatë kontrollit në dhomën e personit të ndaluar, u gjet një numër i konsiderueshëm armësh dhe municionesh, si dhe një listë e ndjekësve të lëvizjes Gylen, si dhe të dhënat e tyre personale.

Policia po heton rastin për arsyen se pse është krijuar kjo listë, respektivisht nëse është planifikuar të likuidohen ato persona ose të njëjtat janë përdorur për qëllime të inteligjencës. Po ashtu po hetohen edhe porosite  nga bisedat e të arrestuarit, po ashtu përveç kësaj ka nisur edhe hetimi financiar. Mesazhet nga bisedat e të arrestuarit po hetohen gjithashtu dhe një hetim financiar ka filluar.

Link: https://www.spiegel.de/panorama/duesseldorf-polizei-entdeckt-verdaechtige-namensliste-mit-anhaengern-der-guelen-beëegung-a-2f2bcc2f-7169-4eab-a9c6-66039d1e607f-amp?__tëitter_impression=true&s=09

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *