Kosovë, mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare

Kryeministri i Kosovës, Albin kurti, Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe zyrtarë të AKI-së e FSK-së, janë futur në objektin e Qeverisë së Kosovës, ku pritet të mbahet mbledhja e Këshillit të Sigurisë së Kosovës.

Pas situatës së krijuar në veri të Kosovës, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se gjatë orëve të mbrëmjes do të mbahet mbledhja e Këshillit të Sigurisë.

Kryeministri këtë e ka bërë të ditur në një konferencë për media, ku ka folur për situatën aktuale në veri të vendit.

“E kam ftuar një mbledhje të Këshillit të Sigurisë së Kosovës, e cila pritet të mbahet gjatë orëve të mbrëmjes”, tha Kurti.

Ndryshe, në konferencën për shtyp, Kurti ka thënë se faktori ndërkombëtar nuk do të duhej t’i mbyllë sytë para nxitjes që po bën Serbia ndaj qytetarëve të caktuar të Kosovës.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *