Dy fjalë zemre nga perjetimi im tek nigjoja rrefimin e Visarit për vuajtjet e Spaçit, se di po sytë mu mbyten në një stuhi lotësh.
Isha ul në fund të rreshtit zakonisht nuk e baj,por e dija se tema do ma gicilonte shpirtin, plagve do mua çërmonte dregsat që koha nuk i mbylli, e do më kthente në kohë, atje kur isha vajza e babit…
U ktheva në voglushen me bishtaleca që mbështetej në supin e babit e pyeste pa fund: ça ndodhi? Ça bani gardiani? Si i groposen tek qershia njerëzit e gjallë? Si ishte miniera? Ça kishit ba? Ça asht njiri i lirë? Po armiku i popullit? Lufta e klasave, e tjera si këto që vlonin në kokën time.
Sa dhimbje e madhe për gjithë ato njerëz fisnik që ditët më të bukura të rinisë i kaluan në qelit e mykuna, të ftohta, pa dritë, pa bukë, pa shpres…pa liri, njerëz me krah të prerë e andrra që vlojnë ndër deje për një tjetër jetë…
Ky libër vjen si ditar që deshmon vuajtjet dhe luftën për mbijetes nga ferri i diktaturës.
Duhet me zbirilua ndër rreshta për me gjetë veten, babën, copza jete, sepse banorët e Spaçit nuk janë të ndryshem, ata të gjithë janë të bashkuar nga fati i zi i te qënurit njerëz të lirë,unik, gjeni, fisnik, dritë që zezanët nuk e durojnë, ju verbon arsyen edhe sot si dje. Fati i tyre ishte i njëjtë, i përcaktum me kalua rrathëve të ferrit.
Me burgos poetin për kangë shpirti asht kulmi i padrejtësisë njerëzore.
Tash veç suksese mund t’i uroj poetit dhe t’i them faliminderit që na bane pjesë të shpirtit tand, faliminderit që na bane deshmitar të një vuajtje pafund. Faliminderit që po sjell dëshmin e gjallë për brezat.
Ky libër, këto fletore me shkrim dore duhen lexuar nga të gjithë, për të mos harruar kush ishim, kush jemi… që të mund të shkojmë para me dinjitet.
Faleminderit Andreas Dushi për ftesën dhe moderimin, kujdesin për botim dhe gjithçka tjetër. Suksese!!