Sot rreth orës 01:00 pas mesnate, është djegur Qendra e Regjistrimit të Automjeteve e cila gjendet në objektin e komunës në Zubin Potok.
Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla i cili ka theksuar se është sulmuar edhe Qendra e Regjistrimit Civil në Zveçan ku dyshohet edhe për një mjet shpërthyes.
Sveçla ka shtuar tutje se ”këto veprime kriminale tregojnë më së miri se çfarë do të ndodhte në pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak nëse nuk do të kishim praninë e njësive speciale për të garantuar rend dhe siguri”.
Ndërkaq, këtu mund të ndiqni pamje nga djegia e objektit të cilat janë publikuar nga mediat serbe.