Një 46-vjeçar me banim në Tiranë është arrestuar nga policia e Pogradecit pasi akuzohet tentativën e përdhunimin të një 41-vjeccareje.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë ndalimin e shtetasit në kërkim G.O., 46 vjeç, banues në Tiranë”, njoftoi policia.Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, me vendimin e datës 13.07.2021, ka urdhëruar ndalimin e tij për veprën penale ‘Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura’ mbetur në tentativë, pasi më datë 09.07.2021, ky shtetas, në lagjen nr. 4, Pogradec, ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me një 41-vjeçare, pa pëlqimin e saj”, shtuan të njëjtat burime.