Australia vaksinoi gjysmën e popullatës së rritur

Më shumë se gjysma e popullatës së rritur në Australi deri më sot është vaksinuar tërësisht kundër Kovid-19, kumtuan autoritetet lokale të cilët përpiqen në mënyrë shtesë ta përshpejtojnë procesin e vaksinimit që të lehtësohen masat e ashpra kufizuese.

Australia aktualisht është në kulmin e valës së tretë të infektimit me llojin delta, e cila po përhapet shpejtë, që i mbylli dy qytetet më të mëdha, Sidnei dhe Melburn dhe kryeqytetin Kanbera. Masa përfshiu pothuajse gjysmën e 25 milionë banorëve të Australisë.

Shteti federal Viktoria ka 733 raste të reja të infeksionit. Shumica e rasteve janë regjistruar në Melburn.

Në Uelsin e ri jugor ka 1.043 infeksione të reja, diçka më pak se 1.063 rastet e djeshme. 

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *