Ishte kënaqësi të jap kontributin tim modest për zhvillimin e fushatës zgjedhore dhe për të nënshkruar zotimin për zgjedhje fer dhe demokratike.Opinioni është informuar se me çfarë oferte do të garojë Bashkimi Demokratik për Integrim në këtë cikël të zgjedhjeve lokale, sepse qytetarët tashmë mund ta shohin në veprim ofertën tonë. Promovimi i vlerave të demokracisë në nivel lokal është bërë një sfidë e zakonshme për të gjithë qytetet dhe komunat rurale në Maqedoninë e Veriut.Pushteti lokal për qytetarët ofron perspektiva më të mëdha për përdorimin e drejtpërdrejtë të demokracisë, si mundësi më efektive për të participuar në vendimet e marra për të gjithë shoqërinë. Një demokraci funksionale e pushtetit lokal është baza për një demokraci të shëndoshë në nivel nacional. Për këtë arsye duhet angazhim i çdo subjekti politik, institucioneve relevante, sektorit civil, mediave dhe faktorit ndërkombëtar për të garantuar të drejtën e votes për çdo kënd, pa asnjë presion për qytetarët.Në emër të Bashkimit Demokratik për Integrim, inkurajoi të gjithë Integristët e ri për të qenë pjesë në proceset vendimmarrëse. Listat zgjedhore për këshilltarët komunal nga rradhët tona janë tregues për përfaqësimin adekuat të të rinjve në zgjedhjet lokale, duke vlerësuar edhe balancin e barazisë gjinore. Në këtë ngjarje, Ftova gjithashtu të gjithë forumet rinore politike që të jenë më të afërt me njëri-tjetrin dhe mos të nxisin urrejtje të panevojshme për arsye të bindjeve tona politike. Parësore për ne është dhe do të mbetet zhvillimi dhe avancimi i të rinjve dhe politikave rinore, për këtë arsye duhet të dëshmohemi se jemi vlerë e shtuar e demokracisë dhe frymës europiane. Zgjedhjet fer dhe demokratike nuk mund të arrihen pa vullnetin tonë të përbashkët, demokracia arrihet vetëm duke u kuptuar mes nesh.