BDI prezenton prioritetin e katërt, Agjendën e blertë

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) sot ka prezantuar prioritetin e katërt të Platformës për zgjedhjet lokale, Agjendën e blertë.

Naser Nuredini nga BDI në konferencën e sotme për shtyp theksoi se Platforma dhe pesë përbetimet kryesore kandidatët për kryetar të komunave duhet me doemos t’iu përmbahen, sepse kjo Platformë premton komuna më të zhvilluara, standard më të lart jetësor dhe inkuadrimin e qytetarëve në vendimmarrje.

Nuredini më tej tha se prioriteti i katër, Agjenda e Blertë parashikon qytete të pastra, pa mbeturina në rrugët dhe lagjet tona, ujë të pijshëm dhe të pastër në të gjitha komunat, ajër të pastër, infrastrukturë moderne rrugore, energji të pastër dhe të përballueshme për të gjithë qytetarët

“Agjenda e Blertë nënkupton mbrojtjen e ujërave, duke mundësuar ujë të pastër dhe të pijshëm për çdo qytetar pavarësisht nëse ata jetojnë në zonë urbane ose rurale, si dhe ndërtimin e rrjeteve të kanalizimeve, impianteve për trajtimin e ujërave të zeza si dhe liqene të pastra dhe shtretër të pastër lumenjsh”, tha Naser Nuredini nga BDI.

Në vazhdim fjalimi integral:

Të nderuar qytetarë,

Të nderuar përfaqësues të mediave,

Më lejoni që sot para jush të prezantoj përbetimin e katërt me rradhë të Platfomës së re të Bashkimit Demokratik për Integrim për Zgjedhjet lokale, atë të Agjendës së Blertë.

Platforma jonë dhe përbetimet kryesore të cilat i ka shpalosur më parë kryetari Ali Ahmeti, kandidatët për kryetar të komunave duhet me doemos t’iu përmbahen, sepse kjo platformë premton komuna më të zhvilluara, standard më të lart jetësor dhe inkuadrimin e qytetarëve në vendimmarrje.

Besoni tek e Blerta!

Unë e di që ju tanimë për një kohë të gjatë keni dëgjuar fjalën e blertë, andaj do të doja të përpiqem të konceptualizoj dhe prezantoj se çfarë do të thotë agjenda e blertë për qytetarët nga pikëpamja e mjedisit jetësor.

Unë e di që ne të gjithë duam një mjedis jetësor të shëndetshëm, sepse kjo është e drejta jonë njerëzore dhe një parakusht për cilësinë e duhur të jetës, por për ta arritur këtë, ne kemi nevojë për një listë të qartë prioritare të asaj që e bën vendin tonë, qytetet tona, komunat dhe vendbanimet tona, një vend të mirë për të jetuar.

Ne kemi punuar shumë për krijimin e një udhërrëfyesi të qartë që sjell standardet evropiane të jetesës njerëzore në shtëpi: kjo është Axhenda jonë e Blertë.

Agjenda jonë e Blertë është ekuilibri midis të drejtave sociale dhe të zhvillimit, midis mjedisit jetësor dhe rritjes ekonomike, midis zonave natyrore dhe zonave urbane, midis brezave aktual dhe atyre të ardhshëm.

Agjenda jonë e Blertë parashikon qytete të pastra, pa mbeturina në rrugët dhe lagjet tona, ujë të pijshëm dhe të pastër në të gjitha komunat, ajër të pastër për ne dhe fëmijët tanë, infrastrukturë moderne rrugore, energji të pastër dhe të përballueshme për të gjithë qytetarët.

Ne kemi punuar në shumë projekte deri më tani, veçanërisht në nivelin qendror, për të investuar në këto projekte kapitale, që jo vetëm ofrojnë shërbimet e duhura për qytetarët tanë, por gjithashtu ofrojnë vende te reja pune.

Nga aspekti i mjedisit jetësor kemi punuar në ndryshime të shumta ligjore që transpozojnë standardet dhe detyrimet evropiane për menaxhimin e mjedisit jetësor. Sidoqoftë, vetëqeverisja lokale është aktori kryesor në realizimin e këtyre projekteve dhe detyrimeve, dhe afrimin e tyre me nevojat e njerëzve në jetën e tyre të përditshme.

Kjo është arsyeja pse kandidatët tanë për kryetar komune, në katër vitet e ardhshme, do të kenë obligim dhe detyrim t’i bëjnë komunat tona më të mira dhe më të Blerta, sepse Blerta është parakusht tani, më shumë se kurrë,  për një jetë më të mirë për të gjithë qytetarët.

Agjenda jonë e Blertë, si një nga pesë shtyllat e Platformës Zgjedhore, nënkupton investimin në menaxhimin efektiv të mbeturinave, me të cilin nënkuptoj zbatimin e plotë të paketës së re moderne të legjislacionit për menaxhimin e mbeturinave që u mundëson qytetarëve të seleksionojnë mbeturinat e tyre dhe të zvogëlojnë shpenzimet e tyre komunale duke i detyruar prodhuesit të mbajnë përgjegjësinë financiare për menaxhimin e mbeturinave, ndërtimin e infrastrukturës së përshtatshme të grumbullimit të mbeturinave, qendrat e riciklimit dhe deponitë standarde.

Agjenda e Blertë nënkupton mbrojtjen e ujërave, duke mundësuar ujë të pastër dhe të pijshëm për çdo qytetar pavarësisht nëse ata jetojnë në zonë urbane ose rurale, si dhe ndërtimin e rrjeteve të kanalizimeve, impianteve për trajtimin e ujërave të zeza si dhe liqene të pastra dhe shtretër të pastër lumenjsh.

Agjenda e Blertë  nënkupton trafik efikas, duke siguruar transport publik për qytetarët tanë, por gjithashtu duke mundësuar metoda alternative të transportit me shtigje çiklizmi. Kjo gjithashtu nënkupton largimin e makinave nga rrugët, parkingje të përshtatshme për lëvizjen e lirë të këmbësorëve dhe zgjidhje të zgjuara të trafikut.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *