Bekteshi në Forumin e biznesit “Roli i gazit natyror në tranzicionin energjetik” në Varshavë

Për Maqedoninë e Veriut, ndërtimi i sistemit kombëtar të gazsjellësit, lidhja e tij me sistemet
rajonale të gazsjellësit, si dhe ndërtimi i sistemeve të shpërndarjes së gazit natyror është një
nga prioritetet në pjesën e ndërtimit të infrastrukturës energjetike.
Gazifikimi i vendit është vendimtar për ekonominë dhe ka përfitime si për qytetarët ashtu edhe
për kompanitë, për mjedisin jetësor dhe shoqërinë në tërësi.
Këtë e theksoi Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi në panelin e diskutimit “Roli i gazit
natyror në tranzicionin energjetik” në suaza të Forumit të biznesit që u zhvillua sot në Varshavë
si pjesë e Takimit të ministrave të partneritetit për energji transatlantike dhe ndryshime
klimatike (P -TECC).
Takimi i ministrave organizohet nga Ministria e Energjisë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës
dhe Ministria e Klimës dhe Mjedisit Jetësor e Republikës së Polonisë në bashkëpunim me
Këshillin Atlantik.
Ministri Bekteshi theksoi se për sigurimin e sasive të parashikuara të gazit natyror për
periudhën e ardhshme, po zhvillohen aktivitete për ndërtimin e mëtejshëm të sistemit
ekzistues të gazsjellësit në vend, lidhjen e tij me sistemet rajonale të gazsjellësit, veçanërisht
me korridorin jugor të gazit, si dhe fillimin e negociatave për sigurimin e sasive shtesë të gazit
natyror.
“Në vitet e fundit, kemi vendosur politikat energjetike në Republikën e Maqedonisë së Veriut
në bazë të qëndrueshme. Ato garantojnë furnizim të sigurt dhe të qëndrueshëm me energji, por
edhe diversifikim të furnizimit, të cilat bazohen në energjinë e pastër të gjelbër dhe të cilat do
të mundësojnë rritje të qëndrueshme të ekonomisë së vendit tonë”, tha ministri.
Si pjesë e aktiviteteve që tashmë kanë filluar, ministri Bekteshi theksoi se tre muaj më parë u
nënshkrua marrëveshje me Greqinë për ndërtimin e një ndërlidhësi për gazin natyror, i cili
duhet të fillojë të ndërtohet deri në fund të vitit,

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *