Ganiu: Çairi binjakëzohet me Stari Gradin e Sarajevës

Komuna e Çairit u binjakëzua me Stari Gradin e Sarajevës, Çarshia e Vjetër dhe Bash Çarshia tanimë pranë njëra tjetrës ben te ditur kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu transmeton Info7.mk Ditën e sotme bashkë me kryetarin e Komunës së Stari Gradit, z.Ibrahim Haxhibajriç, nënshkruam marrëveshjen për binjakëzimin e Komunës së Çairit dhe të Komunës Stari Grad të Sarajevës, Bosnjë e Hercegovinë. Sot përveç që u binjakëzuan dy komunat, i sollëm shumë më afër dy çarshitë më të bukura, Çarshinë tonë të Vjetër që gjendet në zemër të Çairit dhe Bash Çarshinë që gjendet në zemër të Sarajevës. Më gëzon fakti që vendi i nënshkrimit të marrëveshjes ishte pikërisht Çairi ynë i bukur. Krijimi i partneriteteve të reja hap edhe dyer të reja. Me delegacionin nga Bosnja e Hercegovina, pas nënshkrimit të Marrëveshjes së binjakëzimit vendosëm edhe lule tek Memoriali i viktimave të Srebrenicës që gjendet në Parkun e Çairit shkruan Visar Ganiu transmeton Info7.mk

May be an image of 2 people, people standing and suit
May be an image of 3 people, people standing, suit and indoor

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *