Bashkimi Demokratik për Integrim sot përmes konferencës për shtyp ka prezantuar përbetimin e tretë me rradhë, atë të Derës së hapur për qytetarët.
Bujar Osmani zëdhënësi i Bashkimit Demokratik për Integrim ka theksuar se si rezultat i agjendës së re të BDI-së, kryetarët e komunave kanë për detyrë që të mbajnë hapur dyert e zyrave të tyre duke vënë kështu qytetarin në fokus të parë.
Sipas tij, Agjenda e derës së hapur nënkupton takimet e shpeshta të kryetarëve të komunave me qytetarët që u dhanë besimin e qeverisjes dhe përfaqësimit të tyre, të cilat rrisin nivelin e efikasitetit të punës për targetimin më efikas të nevojave të qytetarëve.
Në vazhdim fjalimi integral:
Të dashur qytetar,
Të nderuar media dhe gjithë ju të pranishëm,
Bashkimi Demokratik për Integrim sot vazhdon me prezantimin e përbetimit të tretë me rradhë, atë të derës së hapur për qytetarët.
Besoni tek e blerta, sepse vetëm bashkë mund të realizojmë ëndrrën e blertë. Fushata zgjedhore e Bashkimit Demokratik për Integrim siç kemi theksuar duhet të zbardhë se si kandidatët do të punojnë më shumë në komunën që do të drejtojnë dhe se si qytetarët do të përfshihen më tepër në vendimmarrje, duke u dëgjuar kështu zëri i tyre çdo ditë e më shumë.
Bashkimi Demokratik për Integrim që nga themelimi i saj është zotuar që të gjithë funksionarët në agjendën e tyre të punës të zbatojnë në përpikmëri kodin etik të funksionarëve, në të cilin qeverisja në shërbim të qytetarëve është prioritet parësor.
Si rezultat i agjendës së re të Bashkimit Demokratik për Integrim, kryetarët e komunave kanë për detyrë që të mbajnë hapur dyert e zyrave të tyre duke vënë kështu qytetarin në fokus të parë.
Të nderuar,
Pikërisht kjo është agjenda e blertë, si jetë më cilësore për të gjithë qytetarët sepse kështu duam që komunat tona të qeverisen.
Po çfarë nënkupton Agjenda e derës së hapur?
Kryetarët e komunave tona janë në shërbim të qytetarëve dhe komunat tona ju takojnë qytetarëve.
Nuk guxon të ketë derë të mbyllur për hallin e qytetarit.
Të gjithë qytetarët do të kanë qasje të plotë tek kryetarët e komunave sepse komuna është e tyre.
Takimet e shpeshta të kryetarëve të komunave me qytetarët që u dhanë besimin e qeverisjes dhe përfaqësimit të tyre rrisin nivelin e efikasitetit të punës për targetimin më efikas të nevojave të qytetarëve.
Një kryetar komune e ka më të lehtë që të identifikojë nevojat e zhvillimit të komunës që udhëheq nëse hap derën e zyrës së tij, dëgjon hallet dhe kërkesat e qytetarëve.
Dera e hapur nënkupton qasjen e qytetarëve jo vetëm ndaj shërbimeve të cilat ofron komuna dhe organet komunale por edhe qasje direkte deri tek bartësi apo kryerësi i funksioneve përfshirë këtu edhe vet kryetarët e komunave, të cilët do të jenë afër dhe do të zgjidhin të gjitha hallet dhe problemet të cilat i kanë qytetarët, që nga ai më i thjeshti deri tek problemi më i komplikuar që mund të del.
Dera e hapura të kryetarëve të komunave që udhëhiqen dhe do të vazhdojnë të udhëhiqen nga Bashkimi Demokratik për Integrim, janë mënyra e vetme e komunikimit të drejtëpërdrejtë mes pushtetit lokal dhe qytetarit, përkatësisht tejkalimit të problemeve eventuale me të cilat mund të përballen në përditshmëri qytetarët.
Dera e hapur e institucioneve dhe komunave do të thotë rritje e nivelit të transparencës, krijim i mirëbesimit të ndërsjelltë, qasje serioze në përmirësimin e jetës cilësore të qytetarëve.
Për këtë, do t’i mbajm për fjale të gjithë kryetarët e komunave. Rrugët tona i kemi zgjedhur gjithmonë bashkë.
Po zgjedhim të blertën, po zgjedhim jetën, sepse kjo është e ardhmja më e mirë për ne dhe për brezat e ardhshëm.